Vritet në oborrin e shkollës 14 vjeçari, plagoset një tjetër

Prishtinë, 8 janar 2014, Një 14 vjeçar me iniciale F.K, nxënës i shkollës fillore është vrarë sot me armë zjarri në Prishtinë.Një tjetër nxënës është plagosur, ndërsa që të dy, si viktima edhe autori ishin nxënës në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në oborrin e shkollës rreth orës 12:00 të mesditës, çka ka bërë që efektivët e policisë të vihen në lëvizje dhe të punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nuk dihen ende arsyet e një ngjarje kaq të rëndë, ndërsa mësues dhe nxënës të shkollës por edhe qytetarët e Kosovës kanë mbetur të shokuar nga një krim i tillë.